Balotellin e lë e dashura, lidhet me një reper

14:04 / 5.01.2013

Ylli italian i futbollit, Mario Balotelli, ka pasur shumë arsye që të bëhet nervoz këto ditë, pasi e dashura e tij, modele e Playboy, është ndarë nga ai për t’u bashkuar me reperin Trey Songz.

Tabby Brown kërkoi të ndahej nga Balotelli për shkak se ishte e ngopur nga prania e femrave tjera në jetën e tij dhe sidomos e shqetësonte fakti se Balo thoshte se ato janë mikesha të tij.

Dhe ajo ka reaguar menjëherë duke u lidhur me yllin amerikan, reperin Trey Songz. Balotelli është prekur nga kjo, pasi në po të njëjtën dite ishte zënë edhe me trajnerin e tij, Roberto Mancinin.

“Vërtet kjo e preku atë. Ai u nervozua dhe tentoi ta ndjekte Tabbyn. Ai ndoshta kurrë më parë nuk është lënë nga një femër. Ajo nuk kishte vëmendje dhe Trey e zuri vendin e tij”, ka thënë një prej miqve të Tabbyt.

Edhe Balotelli, i cili është në pritje të fëmijës së parë me ish të dashurën Rafaella Fico, por edhe Tabby Brown kanë refuzuar që të komentojnë mbi këtë çështje.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.