Reperi i TBA, Barooti, ka publikur këngën e re, e cila i dedikohet koncertit të madh të 15 korrikut mbajtur në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.
Kënga është punuar nga Enes Qosa, ndërsa kënga flet tërësisht për përjetimet e natës së mrekullueshme të 15 korrikut. Barooti edhe falënderon fansat, rreth 20 mijë që ishin të pranishëm atë mbrëmje.
Koncerti i Unikkatilit konsiderohet një prej më të mëdhenjve mbajtur ndonjëherë nga një artist shqiptar në kryeqytet, ndërsa në të si një prej performuesve më të mirë u dallua edhe Barooti. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.