Barrymore me shou televiziv gatimi

10:38 / 24.04.2013

Drew Barrymore po futet në botën e televizionit pasi ka nënshkruar për të prodhuar një garë të re gatimi.

“Dua të jetoj në Itali gjatë verës dhe të bëj një shkollë gatimi derisa jam atje”, ka thënë Barrymore së fundi.

Aktorja është marrë me punë kuzhine që kur është martuar ma burrin Will Kopelman dhe që kur është bërë nënë e vajzës Olvie vitin e kaluar dhe është bërë aq e obsesinuar me gatimin sa ka përcjellë çdo emision televiziv.

Por, sipas revistës Marie Claire, obsesioni i saj ka shkuar aq larg sa ajo tash ka vendosur të dalë prapa skenave për të krijuar shoun e saj të titulluar “Knife Fight”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.