Bashkëpunimi i fundit i realizuar nga Rihanna së bashku me Chris Brown, “Birthday Cake” ka bërë që të intensifikohen spekulimet për një ribashkim të yjeve të cilat kanë qenë në kryetitujt e gazetave për dhunimin që këngëtari i bëri Rihannës.
Shumë ekspertë besojnë se mund të ndodhë që Rihanna dhe Chris Brown të jenë bashkuar, përkundër dhunës që ky i fundit ka përdorur ndaj bukuroshes nga Barbados tri vite më parë.
“Nuk mendoj se është e pa zakontë që një çift të ribashkohet pas një periudhe kohore. Statistikat tregojnë se në përgjithësi gjysma e femrave largohen dhe gjysma tjetër kthehen te dashuria e vjetër para se të marrin ndonjë vendim definitiv për lidhjen”, theksoi Ellyn Loy, zyrtar nga shtëpia për hulumtime shkencore për problemet bashkëshortore dhe te çiftet e reja. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit. Shih të gjitha rregullat për komentim