Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka lansuar klipin e këngës “Ëndrrat bëhen realitet” një version shqip i këngës origjinale hit “Dreams Come True”.
Kënga e cila ishte tashmë hit pa e publikuar klipin, është realizuar nga produksioni kosovar Pulla, kurse tekstin e versionit shqip e ka shkruar Big Basta.
Për dukjen e Beatrix janë përkujdesur Nora Latifi, Lia Stublla dhe Beauty Center.
Beatrix është kushërire e Argjentina Ramosajt dhe përkundër faktit se ato nuk mund të quhen rivale të drejtpërdrejta, e ardhmja për Beatrix duket shumë më e ndritur, qoftë në arenën vendore, ashtu dhe në atë ndërkombëtare dhe kjo falë talentit të saj që thënë realisht vështirë është për t’u gjetur te artistet shqiptare në dekadën e fundit. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.