Beatrix merr pushim nga muzika

13:01 / 11.02.2013

Beatrix Ramosaj ka vendosur të bëjë pushim nga aktivitetet e saja uzikore dhe t’u kushtohet studimeve për kanto.

Përveç studimeve, këngëtarja shpreson të punojë më shumë në bagazhin e saj profesional muzikor, dhe kur të rikthehet t’u dëshmojë të gjithëve se ajo është një profesioniste e vërtetë.

“Këtë vit jam maturante në shkollën Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë, ku studioj për kanto. Këtë vit kam menduar t’i përkushtohem më shumë shkollës meqë jam viti i fundit, andaj mendova të bëja një pauzë të vogël në karrierë në mënyrë që më pas të rikthehem me më shumë projekte të reja”.

“Në fakt me rikthimin tim do t’ia tregoj publikut Trixen e vërtetë të talentuar, se njerëzit mendojnë që unë nuk kam zë, por këtë gjë do ua vërtetoj shumë shpejt”, ka thënë Beatrix gjatë një interviste për “Zëri”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.