Bieber dëshiron të dashur modele

10:17 / 17.01.2013

Justin Bieber është i interesuar të krijojë lidhje me modele.

Këngëtari, i cili së fundi u nda nga e dashura e tij Selena Gomez, dëshiron të dalë me një bukuroshe të vërtetë, seksi.

“Ai nuk dëshiron të ketë vëmendjen e vajzave të reja më”, ka thënë për mediat amerikane burimi i afërt me këngëtarin.

Miqtë e Justin besojnë se papjekuria ka luajtur një rol të madh nga ndarja e tij me Selenën, dhe ai tash dëshiron të kalojë në një shkallë tjetër, më të rritur. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.