Bieber ik nga paparacit – dënohet nga policia
Superylli i të rinjve, Justin Bieber, është dënuar nga policia për tejkalim shpejtësie.19-vjeçari ka vërejtur se po e përcjellin paparacit, prandaj ka vozitur me shpejtësi të madhe në mënyrë që t’iu shmanget.
Sipas mediave, këngëtarin e kanë ndjekur gjashtë vetura, prandaj ai ka vozitur me shpejtësi prej 160 km/h në momentin kur është ndalur nga policia.
Policia ka konfirmuar se e ka ndalur Bieberin, i cili edhe vetë i kishte thirrur forcat e rendit në mënyrë që të çlirohej nga fotografët që po e ndiqnin. /Telegrafi/