Bieber, në skenë si engjëll (Foto)
Justin Bieber tashmë është i njohur për muzikën dhe stilin e tij të flokëve, ndërsa kësaj radhe është përpjekur që të mbahet mend edhe për diçka tjetër. Superylli i tinejxherëve gjatë fundjavës mbajti një koncert në Kaliforni, ku është shfaqur në skenë me “krahë engjëllorë” duke nxitur ovacione të mëdha të publikut.
Gjatë këtij koncerti, 18-vjeçari ka promovuar albumin e tij “Believe”, ndërsa, si gjithmonë, fansat janë mahnitur me performancën e tij. /Telegrafi/


