Bieber vjell në skenë, por nuk e ndërpret koncertin (Video)
22:59 / 30.09.2012
Këngëtari i ri, Justin Bieber, ka vjellë në skenë gjatë një koncerti në kuadër të turneut “Believe”.
Superylli i tinejxherëve ka vjellë disa herë gjatë koncertit të mbajtur në qytetin Glendale në Arizona dhe për këtë arsye ka shkuar disa herë në prapaskenë, por nuk e ka ndërprerë koncertin.
Ai u ka kërkuar falje fansave për shkak të gjendje së tij, ndërsa ata e kanë pritur me ovacione.
Ndërsa më pas në profilin e tij në Twitter ka treguar se arsyeja e vjelljes ka qenë qumështi i prishur të cilin e kishte pirë përpara koncertit. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.