Big Mama, sërish ndërhyrje estetike
Big Mama, një prej këngëtareve më të sinqerta shqiptare, ka konfirmuar se ka bërë një ndërhyrje estetike, për të cilën ka vizituar Stambollin. Vizita e Bigut në Turqi kishte për qëllim zmadhimin e buzëve dhe një lifting të fytyrës. Këtë ndërhyrje Big Mama besohet ta ketë realizuar te klinika me renome botërore, FBM, përkatësisht te kirurgu i njohur Hayati Akbas.
Big Mama së shpejti pritet të kthehet në skenën e muzikës shqiptare me një këngë dhe klip të ri. /Telegrafi/
