Botohet numri i tretë i revistës “Media”

13:46 / 19.06.2012
Dega e Gazetarisë, e Universitetit të Prishtinës, ka botuar për herë të tretë revistën kërkimore “Media”. Artikujt kërkimorë/shkencorë janë shkruar në bazë të hulumtimeve empirike të autorëve të punimeve. Gjithashtu, në mënyrë të qartë shtjellohen dukuri e teori të ndryshme mediale, dhe jepen shpjegime rreth koncepteve të gazetarisë.

Edhe sivjet, Dega e Gazetarisë, e Universitetit të Prishtinës, ka vazhduar me botimin e revistës së përvitshme kërkimore/shkencore - “Media, nr 3”.

Për dallim nga dy numrat e parë, kësaj radhe profesorët, personeli akademik i Degës dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të revistës më shumë janë përqendruar në artikuj hulumtues shkencorë, të bazuar në të dhënat empirike nga fusha e medias dhe komunikimit me publikun.

Përmbajtja e “Media 3” përfshinë disa fusha të medieve, dhe shtjellon teori e dukuri të ndryshme të medieve, në mënyrë shumë të qartë ofron shpjegime për konceptet gazetareske, dhe nxjerr përfundime në bazë të hulumtimeve empirike.

Është vështirë të gjendet një çështje e shtruar nga autorët e punimeve që nuk e ka marrë përgjigjen meritore. Autorët kanë arritur të zotërojnë temat e trajtuara, me shembuj konkretë, ilustrues dhe me informacion të mjaftueshëm e të shumëllojshëm.

“Media 3” përbëhet nga shtatë punime shkencore, të realizuara sipas standardeve shkencore.

Në punimin e parë, të Bajram Kosumit, “Shkalla e zhanreve në gazetari”, trajtohen lidhjet e mundshme midis llojeve të gazetarisë, duke filluar prej lajmit e deri tek analiza. Autori ofron edhe shembuj të ndryshëm, përmes grafikonëve, se si ndërlidhen mes vete zhanret në disa gazeta kosovare. Edhe në punimin e dytë, të shkruar nga Shahadete Limani-Beqa, “Analiza kritike e diskursit dhe studimet për rolin e ligjërimit publik në krijimin e raporteve të pushtetit në shoqëri”, bëhet një prezantim i analizës kritike të diskursit të medieve në raport me politikën. Autorja tregon drejtimet kryesore të diskursit, përfshirë këtu diskursin historik, ligjërimin publik, gjuhën, pushtetin dhe metodat e analizës kritike të diskursit.

Në punimin e tretë, të Lindita Tahirit, “Prezantimi i Raportit të Dick Maty’it në mediet ndërkombëtare”, ofrohet një analizë përmbajtjesore dhe strukturore e raportimit të tri medieve të mëdha ndërkombëtare në lidhje me Raportin e Marty’t, që flet për dyshimet për trafikim organesh në Kosovë, në kohën e luftës. Analiza bazohet në tekstet e botuara në gazetat “The Washington Post”, “The New York Times” dhe në “The Guardian”. Autorja ka bërë një analizë krahasuese të diskursit të këtyre gazetave gjatë raportimit të tyre për Raportin e Dick Marty’it. Natyrisht, aty jepen shembujt konkret për zbatimin e parimeve të etikës dhe për (pa)anshmërinë e këtyre medieve gjatë raportimit për Kosovën dhe liderët e saj.

Kurse në punimin e Muhamet Mavrajt, “Prania dhe mungesa e foljes në titujt e gazetave”, është bërë një vështrim stilistikë i përdorimit të foljeve në titujt e gazetave të Kosovës. Autori për objekt vëzhgimi ka 1100 tituj të gazetës në pesë vjetët e kaluara: 2007, 2008, 2009, 2010, dhe 2011. Në mesin e punimet e tjera janë: “Debati medial për regjistrimin në Shqipëri”; “Problematika arsimore e shqiptarëve të Maqedonisë”; “Përvetësimi i shkathtësisë së të lexuarit në gjuhën angleze”, etj.

Krejt në fund, redaksia sqaron standardet e nevojshme për botimin e punimeve shkencore në revistën “Media”. Sipas këtyre sqarimeve, në “Media” mund të botojnë edhe studiues të tjerë, po qe se punimet nga fusha e medies i kanë punuar në bazë të standardeve profesionale për revistat shkencore.

Marrë në tërësi, revista “Media 3” mund të përdoret nga kushdo që i intereson njohja e fushës së medieve. Ajo paraqet një mundësi për zotërimin e kësaj fushe të rëndësishme të kohës moderne. Si rrjedhojë, përmbajtja dhe rezultatet e publikuara do të duhej t’iu hynin në punë - në rend të parë - studentëve të Gazetarisë, por edhe gazetarëve që synojnë të dinë më tepër për teoritë dhe konceptet mediale. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Binjaket
Puna: Nuk dorëzoheni para vështirësive
Shendeti: Shfrytëzojeni pushimin tuaj
Dashuria: Mos i impononi dëshirat tuaja
CULT

Gena & Flori - Jo vetëm fjalë
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.