Brook nganjëherë nuk e pëlqen gjoksin e saj të bujshëm
Edhe pse kanë qenë pikërisht pjesët e trupit të saj që e kanë bërë të famshme, modelja dhe aktorja, Kelly Brook, ka pranuar se nganjëherë e ka të vështirë për shkak të gjoksit të madh.32-vjeçarja ka thënë se ka probleme me gjetjen e rrobave që u përshtaten dimensioneve të saja të bujshme.
“I dua gjinjtë e mi, por ndonjëherë dua të vesh ndonjë fustan që më pëlqen, nuk mundem ta bëj, sepse gjinjtë e mi janë shumë të mëdhenj dhe nuk më pëlqen si dukem në të”.
“Nganjëherë më shkakton probleme të mëdha edhe prapanica ime”, ka treguar bukuroshja angleze. /Telegrafi/