Carrey lë duhanin dhe alkoolin
Jim Carrey ka hequr dorë nga alkooli dhe cigaret dhe është duke ndjekur një dietë të shëndetshme.Komiku i njohur ka braktisur disa vese të tij dhe tash po ndihet më mirë nga dieta e përmirësuar.
“Nesër, dita e 14-të, pa grurë, produkte të qumështit, sheqer, kafe, lëngje të gazuara, drogë, alkool ose duhan. Duhet të kalojnë edhe disa ditë deri te ajo ndjenja e ëmbël, por edhe tash nuk është keq!”.
“Qartësi! Kënaqësi! Rini! Jetëgjatësi! Kjo dietë, edhe pse e vështirë në fillim, mi jep këto!”, ka shkruar Carrey në Twitter. /Telegrafi/