Cruise në lidhje me Olga Kurylenko?

15:12 / 12.07.2012
Tom Cruise raportohet se ka gjetur prehje te një femër tjetër, disa ditë pasi arriti marrëveshje për divorc me Katie Holmes.

Aktori 50-vjeçar, thuhet se ka një “joshje të madhe” me aktoren seksi me të cilën luan në filmin e tij të ri, “Oblivion”.

Cruise dhe 32-vjeçarja Olga Kurylenko kanë qenë të angazhuar në xhirimin e filmit të tij të ri shkencor-fantastik gjatë disa muajve të kaluar.

Ata u panë muajin e kaluar gjatë xhirimeve në New York, duke qeshur në njëri tjetrin dhe duke u mbajtur dorë-për-dorë, derisa kamerat rrotulloheshin vërdallë jashtë Empire State Building.

Megjithatë, zëdhënësi i Cruise ka mohuar se dyshja kanë lidhje romantike. “Ata vetëm xhirojnë film dhe janë aktorë – joshja e tyre në xhirime është aktrimi i tyre. Kjo është puna e tyre”, ka thënë zëdhënësi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Olga Kurylenko dhe Tom Cruise (Foto: Eaglepress)
Olga Kurylenko dhe Tom Cruise (Foto: Eaglepress)
CULT
Luani
Puna: Mos kërkoni shumë
Shendeti: Dhimbje barku
Dashuria: Lëreni partnerin t’ju drejtojë
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.