Cruise: Qe 30 vite stërvitem për skenat e rrezikshme

21:14 / 28.12.2012

Ylli hollivudian, Tom Cruise, është zotuar se gjithmonë do t’i bëjë vetë skenat e rrezikshme filmike.

Duke folur për filmin e tij më të ri, “Jack Reacher”, 50-vjeçari ka thënë se gjithmonë përpiqet që t’i bëjë sa më reale skenat për shikuesit.

Aktori është pyetur nëse dikush ia ka ndaluar që t’i bëjë vet skenat e rrezikshme, ndërsa përgjigja ishte: “Po, mirëpo unë i injoroj”.

“Në filma gjithçka sillet rreth subjektit dhe si aktor angazhoheni tërësisht në karakterin tuaj, edhe fizikisht edhe emocionalisht. Unë jam në gjendje që të bëj diçka të tillë dhe për këto gjëra po stërvitet qe 30 vite”, ka treguar ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.