Damon nuk do të jetë më Bourne
Aktori Matt Damon ka hedhur dyshimin për mundësinë e kthimit të tij në rolin e Jason Bourne. Ai ka thënë se do të ishte vështirë që ta luajë sërish karakterin e tij, pas ngjarjeve në filmin “Bourne Legacy”, ku rolin kryesor e ka pasur Jeremy Rener.“Sa kam arritur të kuptoj, ky film flet nga një perspektivë tjetër për filmin 'The Bourne Ultimatum'”.
“Duke qenë se përdorin edhe karakteret edhe aktorët e vjetër, kjo do të thotë se krejt çfarë është thënë në filmin e fundit duhet të qëndrojë edhe në ndonjë vazhdim të ri, ku paraqitet karakteri im”.
“Kjo do të ishte vështirë për t’u realizuar... Mendoj se publiku që paguan ta shikojë atë film, nuk do të pranonte diçka të tillë”, ka theksuar 42-vjeçari për Deadline. /Telegrafi/