Damon nuk luan në filmin e radhës për Bourne
Producenti Frank Marshall ka njoftuar se Matt Damon nuk do të luajë në vazhdimin e radhës të “Bourne...”.Bëhet e ditur se projekti i ri do të shërbejë si një zgjerim i tre filmave të mëparshëm.
Ngjarja fokusohet te një protagonist i ri, të cilin e luan Jeremy Renner dhe i cili është nën ndikim të madh të ngjarjeve që kanë ndodhur në filmat e mëparshëm. /Telegrafi/