Dani i kënaqur me karrierën 40-vjeçare

15:08 / 11.04.2013

Ramadan Krasniqi-Dani, ditë më parë festoi 40-vjetorin e lansimit të karrierës të tij muzikore, të cilën e shënoi me një organizim festiv ku ishin të pranishëm shumë yje të estradës shqiptare.

Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, këngëtari i muzikës së lehtë dhe asaj popullore ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që për tërë këto vite në skenë ka arritur të ndërtojë një karrierë të pasur muzikore, duke u bërë një këngëtar i dashur për shumë fansa të tij.

“Jam shumë i kënaqur me karrierën time muzikore, për faktin se këtë vit i bëra 40 vjet karrierë desha që të bëjë një organizim festiv dhe besoj që të gjithë mysafirët e pranishëm ia kanë kaluar mirë”, ka deklaruar Dani. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.