David Beckham mëson frëngjishten

13:32 / 4.02.2013

David Beckham është duke mësuar frëngjishten ashtu që të mund të komunikojë më me lehtësi me bashkëlojtarët dhe tifozët pasi ka nënshkruar kontratë me skuadrën parisiene, Paris Saint Germain.

Legjenda e futbollit anglez do të qëndrojë në kryeqytetin francez deri në verë dhe është i vendosur të mësojë gjuhën ashtu që të mund të komunikojë më mirë në konferencat e shtypit. Beckham nuk dëshiron të ndjekë hapat e bashkëkombësit e tij Joey Barton, i cili luan te Marseille dhe ka hasur në vështirësi me mediat franceze.

“Becks nuk dëshiron të bëjë gabimet e Joey. Ai kujdeset për të mësuar mirë frëngjishten. Ai dëshiron të flasë me lojtarët, tifozët dhe mediat në Francë. Ai ka angazhuar një mësues dhe ndjek kurse në pajisjet kompjuterike”, ka thënë burimi për Daily Star. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.