“Ditari...” i suksesit në Panairin e Tiranës

23:31 / 16.11.2012
Vepra e re letrare, "Ditar dashurie i një shkrimtari", nga Albatros Rexhaj, është libri më i shitur nga autorët shqiptarë në stendën e shtëpisë botuese DUDAJ, në Panairin e Librit në Tiranë.

"Jam shumë e lumtur për këtë sukses të veprës së Albatrosit. Libri është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesi tiranas dhe njëherësh është edhe libri më i shitur nga autorët shqiptarë që ne i kemi në stendën tonë. Vetëm brenda ditës së premte janë shitur mbi 100 kopje të këtij libri. Të shtunën presim më shumë, sepse është e paraparë që në ora 18, te stenda jonë, të organizohet një ceremoni e vogël e autografeve me Albatrosin, ku presim që të vijnë mjaft lexues”, thotë për Telegrafin Arlinda Dudaj, nga shtëpia botuese DUDAJ.

“Shfrytëzoj rastin të inkurajojë të gjithë lexuesit e veprës së Albatrosit që ta shfrytëzojnë këtë rast unik të takimit me shkrimtarin. Unë jam e bindur se në nivel të panairit - gjithnjë brenda konkurrencës si vepër letrare, pasi që në panair ka edhe mjaft libra të zhanrit publicistik - ‘Ditar dashurie i një shkrimtari’ është një nga librat artistik më të kërkuar", thotë Dudaj.

Albatros Rexhaj është shkrimtar i ri nga Prishtina i cili brenda një viti ka arritur të depërtojë te lexuesi panshqiptar. "Ditar dashurie i një shkrimtari" është vepra e dytë e botuar nga DUDAJ. E para ishte trileri "Bombë në Beograd" që për më shume se tre muaj ishte një ndër pesë librat më të shitur në hapësirat shqiptare.

Dudaj shprehet e lumtur për faktin se ka pasur rastin të bashkëpunoj me një shkrimtar nga Prishtina.

"Synimi i shtëpisë sonë është që të sjellim vepra cilësore dhe të një karakteri më ndryshe se botuesit tjerë. Po ashtu, synojmë që të jemi të prezent në të gjitha trojet shqiptare. Me veprën e tij, Albatrosi po arrin të shpërthejë barrierat brenda-shqiptare dhe unë jam e lumtur që DUDAJ është platforma ku kjo po ndodhë", thotë ndër të tjera ajo. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Arlinda Dudaj
Arlinda Dudaj
CULT
Peshqit
Puna: Sfida të reja për diskutim
Shendeti: Gjendje stabile
Dashuria: Nuk pranohet kërkimfalja
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.