Dj Sabb i preferuari i Boris Nyc
Dj Sabb është njëri ndër pesë DJ më të preferuar të Dj Boris Nyc, i cili është njëri ndër muzicientët më të njohur në botë.Në një intervistë për një portal muzikor në Amerikë, Dj Boris ka zgjedhur pesë DJ-të më të mirë të momentit, të cilët po i bëjnë përshtypje të madhe.
Ndër shumë emra të njohur në botën e DJ-ve, ishte dhe emri i kosovarit Dj Sabb, të cilin e ka cilësuar si njërin ndër më të mirët.
“Një producent i shkëlqyeshëm nga Kosova, që po krijon bomba”, është përshkrimi që Boris ka thënë për Sabb.
DJ kosovar, emri i vërtetë i të cilit është Sabri Kastrati, është një prej muzicientëve më aktiv kosovarë të zhanrit house. /Telegrafi/