Dr. Flori e Ermali: Nuk tallemi me njerëz

22:41 / 2.07.2012
Duke komentuar reagimet e disa artistëve, siç janë Big Basta dhe Bujar Cici, se kënga “Ku ka si Tirona” është tallje me kryeqytetasit, Dr. Flori ka thënë se nuk e ka zakon të tallet me njerëzit.

“Është mendimi i tyre dhe për mua nuk përbën ndonjë problem. Mund të them që vetëm këngë tallëse nuk është, përkundrazi. Kjo është një këngë nostalgjike për Tiranën… Pastaj ‘tallëse’ është fjalë e keqe dhe unë nuk e kam zakon të tallem me njeri”, ka thënë ai për Bluetooth.

Ndërkaq, Ermal Mamaqi, bashkëpunëtori tjetër në këtë këngë, pohon se në videoklip është përdorur një humor me një nivel të lartë satirik, në të cilin mund të ketë edhe keqkuptime.

“Duke qenë se skenarin dhe regjinë e klipit i kam krijuar unë, po përgjigjem, që të sqaroj një herë e mirë të gjithë ata që mund të keqkuptohen…Klipi është konceptuar që të kuptohet nga një shtresë e caktuar njerëzish. Është përdorur një humor me një nivel të lartë satirik, në të cilin mund të keqkuptohesh lehtësisht dhe ta marrësh të mirëqenë atë që sheh, ose më qartë është një humor që nuk e kuptojnë dot të gjithë. Në klip janë dy ngjarje që ndodhin paralelisht. Në njërën sillet fëmijëria e varfër dhe e bukur, që të gjithë e mbajmë mend, dhe në tjetrën sillet duke u parodizuar, një orkestër mediokre nga ato që jemi mësuar të shohim dhe qeshim nëpër kanale të ndryshme muzikore. U kërkoj ndjesë atyre që nuk kanë ngrënë asnjëherë bukë me vaj e kripë dhe që nuk e gjetën veten në këtë këngë dhe klip. Për ne rëndësi ka që klipi dhe kënga është pëlqyer nga të gjithë”, ka thënë Ermali. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ermal Mamaqi dhe Dr. Flori
Ermal Mamaqi dhe Dr. Flori
CULT
Bricjapi
Puna: Keni ide mjaft kreative për punë
Shendeti: Duhet të lëvizni më shumë
Dashuria: Sikur jeni zgjuar nga gjumi
CULT

Gena & Flori - Jo vetëm fjalë
 
 
Magazina
16:13 / 18.05.2013
Bonnie Tyler

Bonnie Tyler anuloi konferencën për shtyp, u frikësua nga humbja e zërit

Këngëtarja që përfaqëson Britaninë e Madhe në Eurovision, Bonnie Tyler, ka anuluar konferencën për shtyp të së premt...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.