Drake akuzohet nga ish e dashura
Drake është duke u akuzuar nga një femër, e cila pohon të jetë ish e dashura e tij, duke kërkuar nga reperi dëmshpërblim dhe mirënjohje për krijimin e këngës “Marvin’s Room”.Ericka Lee, e cila pohon të jetë ish e dashura e Drake, ka paditur reperin duke kërkuar dëmshpërblimi për këngën “Marvin’s Room”, pasi pohon se çifti ishte pajtuar që të ndante fitimet në gjysmë për shkak se edhe ajo mori pjesë në realizimin e këngës.
Ericka aplikoi për padinë të enjtën në gjykatën federale të Kalifornisë, ndërsa ajo pohon se çifti kishte marrëdhënie romantike dhe biznesore në fillim të vitit 2010 dhe gjatë vitit 2011, kohë në të cilën ata shkëmbyem tekste dhe diskutonin për projekte të përbashkëta kreative.
Në korrik të vitit 2011, Ericka protestoi edhe në zyrën amerikane për të drejtat autoriale sa i përket kësaj kënge, e cila u shikua më shumë se 40 milionë herë në YouTube, duke thënë: “Puna ime dhe zëri im ishte shfrytëzuar në këtë këngë”. /Telegrafi/