Drake e rrah Chris Brown

17:09 / 14.06.2012
Chris Brown është përgjakur i tëri në fytyrë pas një përleshje me reperin dhe rivalin e tij, Drake.

The Sun raporton se incidenti ka ndodhur në një ‘club’ nate në New York, ndërsa rivaliteti mes tyre për pop yllin Rihanna besohet se ka bërë që ata të përleshen.

Sipas tabloidit britanik, Chris Brown postoi një foto të lëndimit të tij të cilën më vonë e fshiu nga Twitteri, përderisa i fshiu edhe komentet fyese për Drake dhe miqt e tij.

Incidenti besohet të ketë filluar kur Brown dërgoi një shishe shampanjë në tavolinën e Drake. Drake më pas e ktheu këtë shishe shampanjë me një fletë ku shkruante: “Unë jam duke e q*rë dashurinë e jetës tënde, ti merru me mua”.

Më pas gjithçka u shndërrua në një përleshje të madhe, nga e cila i lënduar ka mbetur Brown, i cili u godit me një shishe në fytyrë.

Chris Brown ishte ndarë nga Rihanna në vitin 2009 pasi e kishte rrahur atë pak para Grammy Awards. Marrëdhëniet mes Chris Brown dhe Rihannas besohet se janë përmirësuar që nga ajo kohë edhe pse problemi i Brown me Drake është një konflikt i kahmotshëm. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Chris Brown dhe Drake (mix)
Chris Brown dhe Drake (mix)
CULT
Bricjapi
Puna: Mendoni për disa bashkëpunime
Shendeti: Keni nevojë për ajër të pastër
Dashuria: Partneri ka humbur besimin
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.