Drilon Shala pjesëmarrës në “Kënga Magjike”

19:06 / 21.09.2012
Këngëtari i ri nga Gjakova, gjysmëfinalisti i emisionit të talentëve The Voice of Albania, Drilon Shala, ka vazhduar me sukses karrierën e tij dhe pritet të marrë pjesë edhe në festivalin e muzikës moderne shqiptare, Kënga Magjike.

Driloni, i cili pasi u eliminua në gjysmëfinale të The Voice of Albania bashk me yllin e ri, Yll Limanin, ka vazhduar karrierën duke publikuar një single të titulluar “Më Mungon”.

Sidoqoftë, këngëtari i ri nuk është ndalur dhe tashmë e ka gati këngën e re, me të cilën do të marrë pjesë në Kënga Magjike.

“Këtë të dielë do të jem në konkurrim me këngën time më të re në fazën e parë të festivalit Kënga Magjike. Këngët në fazën e parë paraqiten në emisionin “E Diela Shqiptare” në Klan, ndërsa unë do të paraqitem me një këngë të bukur të punuar në orkestrim të Endrit Shanit dhe me tekst timin”, ka theksuar Driloni. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Drilon Shala
Drilon Shala
CULT
Binjaket
Puna: Keni vënë rend në jetën tuaj
Shendeti: Ndryshime në disponim
Dashuria: I mundshëm një fillim i ri romantik
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.