Edhe Nicki Minaj anulon koncerte
Reperja amerikane, Nicki Minaj, ka anuluar koncertin e saj në një festival të muzikës në Britani të Madhe, për shkak të problemeve shëndetësore. Krijuesja e hitit “Super Bass” është dashur të jetëpjesë e festivalit britanik “V” këtë fundjavë, por anuloi paraqitjen e saj për shkak se u sëmurë gjatë fluturimit të saj nga New Yorku të premtën.
“Për shkak të problemeve të saj në vokal, Nicki Minaj nuk është në gjendje që të jetë pjesë e festivalit. Minaj dhe bendi i saj kanë arritur në Britani, por ata tashmë kanë aranzhuar fluturimin kthyes për shkak se ajo nuk ndihet mirë. Kjo përkundër faktit se tejkaloi problemet në vokal në momentet e fundit. Mjeku e ka urdhëruar që të pushojë edhe një javë”, ka deklaruar një zëdhënës i reperes. /Telegrafi/