Edona së shpejti me baladë
Edona Llalloshi ka premtuar se vitin 2013 ajo do ta fillojë me një stil më ndryshe, një baladë të cilën do ta shoqërojë edhe me videoklip.“Këngën të cilën e kam të përgatitur nga Gjingja dhe Rock City është një këngë baladë me një stil pak më ndryshe. Është një bashkëpunim i ri nga i cili pres suksese”.
“Adhuruesit e mi do ta shohin një këngë më ndryshe me një tekst mjaft të bukur që ka të bëjë me aktualitetin dhe dashurinë. Pra kam përshtypjen se ky projekt imi i ri për këtë vit do të pëlqehet në publik”, ka thënë Edona për “Zëri”.
Videoklipi i këngës do të realizohet nga kompania “Emf Creative”. /Telegrafi/