Elvana, tani këngë me Vig Poppan (Foto)

11:09 / 3.03.2013

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas lansimit të këngës “Fake” dhe pesë këngëve tjera në version akustik, ajo së shpejti do të lansojë videoklipin e ri.

Kënga e re e bukuroshes do të jetë në bashkëpunim me reperin e grupit Kaos, Vig Poppa, i cili po ashtu po shijon sukses të madh nga hiti “Big Love” me Nora Istrefin.

Elvana është ajo që ka publikuar foto në Instagram me Vig Papan nga xhirimi i videoklipit të ri, i cili do të ngjasojë në atë “Fake”.

Edhe Elvana pritet të shfaqet sërish në stilin e reperes, duke lënë në të kaluarën e saj ‘vajzën e mirë’ që i dashuron dhe e dashurojnë të gjithë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.