Eminem me 60 milionë “likes”
Eminem është bërë personi i parë që arrin shifrën prej 60 milionë “miq” në faqen sociale Facebook.Reperi ka kaluar shifrën në rrjetin social gjatë të hënës (30 korrik) dhe tash ka 60,107,605 'pëlqime' në faqen e tij, http://www.facebook.com/eminem.
Bashkëpunëtorja e Eminem në këngën “Love The Way You Lie”, Rihanna, nuk është shumë prapa në Facebook, pasi ka 59,381,829 'pëlqime', por reperi është edhe argëtuesi më i madh në YouTube me dy miliardë shikime në kanalin e tij. /Telegrafi/