Era, motra e vogël e Nora Istrefit ka debutuar në mënyrë të jashtëzakonshme në skenën e muzikës kosovare, pasi ‘coveri’ i saj i lansuar mbrëmjen e të enjtës la pa fjalë mijëra shqiptarë në internet.
Era, e cila shihet duke kënduar këngën “Swim Good” në videon e re, shfaqet me një zë unik, ashtu sikurse harmonik, duke magjepsur dhe duke lënë pa fjalë edhe analistët dhe ekspertët më radikalë të muzikës.
Këngëtarja e re, e cila pritet që të shkëlqejë, pasi konsiderohet po ashtu si një prej femrave më të bukura në Prishtinë, ka marrë menjëherë një breshëri komentesh pozitive nga adhuruesit në internet.
“Era, mësoje Norën se çka është muzika”, ishte vetëm një prej shumë komenteve të bëra nga adhuruesit shqiptarë të muzikës në internet. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.