Ermali dhe Françeska në prag të ndarjes?
Çifti i famshëm i Big Brother Albania, Ermali dhe Françeska, raportohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.Mediat në Shqipëri shkruajnë se shkak për ndarjen kanë qenë pushimet e Ermalit me shoqërinë në Jalë, pa Françeskën. Kjo gjë duket se e ka mërzitur jo pak bukuroshen e cila ka lënë të kuptohet se gjërat midis tyre nuk ishin më si më parë.
Ndërkohë, i kontaktuar nga Bluetooth, edhe Ermali ka thënë se mes tyre ka mosmarrëveshje, por shpreson se gjithçka do të sqarohet sapo ai të shkojë në Vlorë dhe ta takojë Françin.
“Unë dhe Françeska do të jemi bashkë për shumë kohë, kjo është thjesht një zënkë”, ka thënë Ermali. /Telegrafi/