Fejohet Christina Ricci
Aktorja hollivudiane, Christine Ricci, është fejuar – raporton revista People.32-vjeçarja, e cila mban një unazë fejese që nga tetori i kaluar, i ka thënë po propozimit të James Heerdegen.
Çifti u njoftua gjatë xhirimeve të serialit “Pan-Am”, ndërsa zyrtarisht janë në lidhje që nga shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/