Fejohet Eliza Dushku?

11:23 / 28.12.2012

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku po përjeton një lidhje mjaft të fortë me të dashurin e saj Rick Fox, me të cilin thuhet se shumë shpejt edhe do të fejohet.

Çifti simpatik është parë në një argjendari për unaza të fejesës, dhe buzëqeshja në fytyrën e aktores ka ngritur shumë spekulime për lidhjen e tyre.

Sipas të afërmve, Dushku do të fejohet së shpejti, dhe burime të tjera duket se konfirmojnë se fejesa është më shumë se e mundshme.

“Unë kurrë nuk e kam njohur kaq të dashuruar”, thotë një mik i aktores, i cili flet për buzëqeshjen rrezatuese që ndriçon fytyrën e Elizës në dalje të dyqanit të unazave.

Por, menaxhmenti i Elizës nuk ka dashur të komentojë këto thashetheme që po qarkullojnë nëpër media duke lënë pa qartësi të mëdha. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.