Femrat shqiptare në PlayBoy

18:11 / 31.10.2008

Fytyrat engjëllore dhe ndjellëse të femrave që keni parë dikur në faqet e revistave erotike, tashme janë edhe Made In Albania. Disa prej vajzave Shqiptare që kanë thyer tabute e të pozuarit nudo, aktualisht janë pjesë e katalogëve më të pëlqyera të momentit për të startuar një karrierë të artë në librin e vajzave me veshje lepurushi, ose siç njihen ndryshe vajzat e PlayBoy.

Kemi zbuluar tre raste të cilat aktualisht renditen gjithashtu në topiste, për të treguar se përpos sharmit dhe bukurisë së tyre, ato nuk tuten asnjë çast që të tregojnë bukurinë e tyre para objektivit te aparatit fotografik duke pozuar nudo.

Fotomodelja Shqiptare nga Shkupi, 21-vjeçarja Sara Lleshi, do të jetë shqiptarja e parë që do të pozojë nudo për edicionin slloven të revistës së njohur amerikane të meshkujve “PlayBoy”.

Sara Lleshi si rezultat i paraqitjes së saj në ballinën e kësaj reviste pornografike, ka qenë edhe mysafire speciale e pronarit te "PlayBoy"-it Hugh Hefner, në vilën e tij luksoze në Los Angeles te Kalifornisë, në SHBA.

Shkupjania bukuroshe shprehet se ka nderin që të jetë fotomodelja e parë shqiptare që do të pozojë nudo për një reviste kaq të famshme botërore dhe ndjehet tepër krenare që do të thyej tabutë se femrat shqiptare janë inferiore ndaj trendeve moderne të shoqërisë.

Sara Lleshi ka lindur më 7 Mars 1987 në Shkup te Maqedonisë. Është vetëm 21-vjeçare, bionde, e lartë 1.76 cm dhe peshon 48 kg, sykaltër. I posedon të gjitha predispozitat fizike të jetë shqiptarja e parë që do të thyej mitin e mos lakuriqësisë së femrës shqiptare. Karriera e saj në show biznes ka nisur që herët, që në moshë të re, ku ajo me bukurinë edhe sharmin e saj ka marrë pjesë në shume sfilata mode, edicione bukurie e spote reklamuese. Kulmi i suksesit të saj është shpallja Miss Maqedonia ne vitin 2004.

Daria, shqiptarja që pozoi per PlayBoy

Supermodelja seksipile kroate me origjine Shqiptare nga babai, Daria Milanovic, e lindur në Rovinje të Kroacisë, pozoi nudo ekskluzivisht për revistën e famshme amerikane të meshkujve PalyBoy.

Pas disa tentativave që bëri ne tregun ballkanas dhe atij evropian, vajza bukuroshe tentoi të provojë një tjetër eksperience, ketë here përtej oqeanit dhe duket se ia arriti qëllimit të jete pjese e kopertinës më prestigjioze të revistave mashkullore.

Pas kësaj eksperience ajo ka provuar me shume sukses që të jetë gjithashtu edhe njëra nga modelet e gjeneratës së re duke sfiluar në pasarelat më të njohura.

Anila Resuli, shqiptarja qe theu tabutë

Është ndër të paktat raste, kur një vajzë me origjine shqiptare pranon hapur se pozon nudo për revistat më të famshme italiane.

Anila Rusuli prej disa vitesh ka ndërtuar jetën e saj në Itali dhe profesioni me të cilin merret është sa intrigues, aq dhe fitimprurës.

Te pozuarit nudo per të nuk ka qenë kurrë një tabu, për të mos thëne që është ndër të parat që ka pranuar haptazi se bën një pune të tille.

Ka punuar me fotografet e huaj më të njohur, për të realizuar sete fotografike për kalendarë. Fotot e saj mund te gjenden ne shume sajte elektronike, pasi Anila ka marrë pjesë edhe në sfilata mode që janë zhvilluar brenda dhe jashtë Milanos, qyteti ku ajo banon prej 10 vitesh.

Vajza që refuzoi PlayBoy!!!

Ajo është prishtinase. Quhet Vildane por e thërrasin Vicky. Jeton ne Amerikë dhe studion në Universitetin e New York.

I ka thëne "jo" revistave "PlayBoy" dhe "Penthouse". Por ka pranuar që të realizojë nje sherbim fotografik shume sensual për revistën shqiptare të meshkujve "One".

Vicky është 1.77 cm e gjatë dhe peshon 52 kg. Prej shume vitesh ushtron profesionin e modeles në New York. Deshira e saj është që të jetë dikush në jetë. Si dhe të gjeje "një mashkull të sinqertë, me edukatë, që vlerëson veten dhe të tjerët!". /shqiperia/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.