Festivali i II-të i Teatrove të Kukullave

13:05 / 21.09.2012

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, organizon për herë të dytë Festivalin e Teatrove të Kukullave. Festivali mbahet prej 26-29 shtator të këtij viti.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Festivali kishte karakter mbarëkombëtar, këtë viti “Dodona” është përkujdesur që pjesëmarrëse të jenë trupat e njohura jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga Kroacia, Bullgaria e Maqedonia.“Festivali i sivjetmë do t’i befasojë të gjithë me risi, me shfaqje të llojllojshme, jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni jonë i afërt. Prandaj, ejani të kënaqeni me shfaqet e bukura”, thotë për Telegrafin regjisorja dhe aktorja e mirënjohur, Melihate Qena, e cila për fëmijët e ka edhe këtë porosi: “Fëmijë, ju lutem sillni prindërit e juaj në teatër”.

Festivali, i vetmi i këtij lloji në Kosovë, hapet më 26 shtator, ndërsa përfundon më datën 29 shtator. Organizimi bëhet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Prof. dr. Isa Mustafa. 

Programi i Festivalit është si në vazhdim:

E mërkurë, 26.09.2012

19:00
Hapja e Festivalit

19:15
«Maçoku me çizme»

(Teatri «Babec» - Manastir, Maqedoni)
Autor: Charles Perrault
Regjia: Darko Kovaçevski

E enjte, 27. 09.2012

12:00
«Gjyshi dhe rrepa» (T.Q.P. «Dodona» - Prishtinë, Kosovë)
Sipas përrallave popullore
Dramatizimi & regjia: Melihate Qena

19:00
«3 gjigantët kryeneçë»
(Teatri Kombëtar për Fëmijë -
Tiranë, Shqipëri)
Libreti & regjia: Aurora Qazimi

E premte, 28.09.2012

12:00
«Peshkatari dhe peshku» (T.Q.P. «Dodona» - Prishtinë, Kosovë)
Sipas vëllezërve Grim
Dramatizimi & regjia:
Sotiraq Gusho

19:00
«Shtriga e vogël»
(Teatri i Dramës dhe i Kukullave - Vraca, Bullgari)
Autor: Otfrid Preuusler
Regjia: Emil Jordanov

E shtunë, 29.09.2012

12:00
«Ina Patatina» (Teatri I kukullave
“A. Z. Çajupi" - Korçë, Shqipëri)
Autor & regjia: Ligoraq Riza

18:00
«Sirena e vogël» (Teatri "Mala Scena" - Zagreb, Kroaci)
Bazuar në përrallën e Hans Kristian Andersenit
Realizimi: Katarina Arbanas – Giulio Settimo.


/Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.