Fjolla Morina, bashkëpunim me Florin

18:48 / 3.04.2013

Këngëtarja atraktive, Fjolla Morina, ka paralajmëruar se do të kthehet në skenë me befasi të shumta, duke përfshirë edhe një bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin, Flori Mumajesi.

Krijuesja e këngës “Fuckin’ Bitch” ka thënë se do të kthehet me një projekt të ri dhe këtë e ka paralajmëtar përmes rrjeteve sociale.

“Surpriza të reja. Së shpejti një bashkëpunim me Flori Mumajesin”, ka shkruar Fjolla në Facebook.

Këngëtarja e njohur për linjat e saj perfide trupore, së fundmi ngriti mjaft polemika mbi përmbajtjen e këngës “Fuckin’ Bitch” dhe mënyrës së vallëzimit në videoklip. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.