Fjolla Morina e gjen princin e saj

11:19 / 1.02.2012

Fjolla Morina, e cila për shumë kohë ishte e përfolur rreth jetës private, ka folur për lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin Kushtrim Geci.

Këngëtarja ka pohuar se me të dashurin e saj është duke i përjetuar ditët më të lumtura të jetës së saj.

“Ka kohë që njerëzit kanë dashur të më shohin me dikë dhe shpeshherë edhe kanë spekuluar për lidhje të ndryshme që gjoja kam pasur. Mirëpo, unë gjithnjë i kam demantuar dhe iu kam thënë që në momentin kur ta gjej princin e ëndrrave do ta bëj publike”, ka thënë Fjolla për Zëri.

“Dhe kështu fillimi i vitit 2012 solli fat në dashuri për mua, sepse takova princin tim. Tani jam në një lidhje me dikë që e dua shumë dhe do ta dua deri në frymën time të fundi”.

“Ja pra, ky është tipi im, është personi që më bën të lumtur, që më bën të qesh, më bën ta dua dhe më do, një tip që më kupton, më përkrah në profesionin e këngës, më çmon dhe i di vlerat e mia”, ka shtuar Morina. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.