Flokverdha Rihanna !
Është radha e vajzave tani. Po, që ta kopjojnë pop yllin Rihanna, e cila pas flokëve karakteristike të kuqe, duket se ka vendosur të ndërrojë ngjyrë dhe stil. Për të pozuar për revistën Elle, Rihanna vendosi të bëhet bjonde dhe t’i drejtojë flokët, diçka që s’është karakteristike për yllin nga Barbados.
Në Twitter, ajo konfirmoi se ndërroi ngjyrën e flokëve vetëm për shkak të obligimit publicitar ndaj Elles dhe xhirimit të projektve tjera muzikore. /Telegrafi/