Këngëtari nga Shqipëria, Flori, ka lansuar projektin e tij më të ri, të cilit ia ka bashkangjitur edhe videoklipin.
Pasi u tregua i suksesshëm në krijimin e këngëve për artistët tjetër në ‘labelin’ e tij ThreeDots, Flori iu përkushtua tani edhe vetes. Ai publikoi këngën “Me Zemër”, të cilën sigurisht se e ka punuar vet.
Videoklipi është pritur tashmë shumë mirë, ndërsa pritet të radhitet ndër hitet e këngëtarit, i cili rallë herë dëshpëron përkrahësit e tij. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.