Fqinjët ankohen për ‘zhurmën’ e Susan Boyle
Fqinjët e Susan Boyle ankohen se në shtëpinë e saj ajo këndon dhe e lëshon muzikën me aq zë të lartë, saqë nuk i lë as të bisedojnë.Këngëtarja britanike lëshon muzikë me zë të lartë madje edhe në orët e hershme të mëngjesit. Dhe, derisa fansat e saj mezi presin ta dëgjojnë, të njëjtën dëshirë nuk e kanë edhe fqinjët e saj.
“Këndon aq lartë, saqë vërtet na pengon. E kam lutur që të jetë më e qetë, mirëpo ajo ka vazhduar me të veten”.
“Ajo e përsërit të njëjtën këngë me orë të tëra”, ka thënë fqinja e saj, Teresa Miller duke shtuar se është vërtet e padurueshme. /Telegrafi/