Gisele Bundchen topless për Versace
Supermodelja braziliane, Gisele Bundchen, nuk bart asgjë tjetër pos jeans-ave, një xhaket të hapur nga gjoksi dhe pak vaj në trup, në fushatën e re reklamuese të shtëpisë italiane të modës Versace. Ish-modelja e Victoria’s Secret është në top formë dhe duket jashtëzakonisht seksi në fotot e reja, që e shohin atë të mbështetur për një palmë të madhe dhe me jeansa të ngushtë tipike për femrat që dëshirojnë të shfaqin vithet.
Fushata e re për jeansat pritet që të bëjë bujë të madhe, me shitje të mëdha të cilat pritet të pasojnë gjatë vitit. /Telegrafi/

