Gjësendet e Whitneyt tashmë në ankand
Vetëm tetë ditë pas vdekjes së ikonës së muzikës pop, Whitney Houston, disa nga gjësendet e saja personale janë në rrugë për të dalë në ankand.Nga gjërat që fansat e saj do të mund t’i blejnë, janë një palë vathë dhe një jelek që e ka veshur në filmin “The Bodyguard” të vitit 1992.
Njëri nga drejtuesit më të njohur të ankandeve, Darren Julien, tashmë i ka siguruar gjësendet e këngëtares, ndërsa në ankandin që do të mbahet më 31 mars dhe 1 prill, do të gjenden edhe disa fustane me vlerë ndërmjet 1.000 dhe 2.000 dollarë, por ato pritet të shiten dhjetëfish më shumë. /Telegrafi/