Gold AG dhe Nora, një dashuri “pa hile”
Gold AG ka konfirmuar se mes tij dhe këngëtares Leonora Muçaj ka më shumë se miqësi dhe raporte bashkëpunimi.Gjatë një interviste për shtojcën “Thash & Them” të Shqiptarja, reperi kosovar ka thënë se mes tyre po lulëzon një dashuri “pa hile dhe pa interes”.
”Jemi njohur si emra por jo personalisht,kemi folur nga larg sa i përket bashkëpunimit që kemi pasur dhe kur ka ardhur ajo këtu, jemi takuar për herë të parë dhe aty ka lindur një simpati më reale sesa prej fotove dhe videove”.
“Ajo që na bashkoi ishte dashuria pa hile dhe pa interes por thjesht pëlqim prej zemre. Ka plane të shumta por le të rrjedhin me kohën, e sa i përket lidhjes tonë shpresoj që Zoti të na fal shëndetin dhe me bekimin e tij të jemi më të fortë”, ka thënë reperi. /Telegrafi/