Hakmarrja e Michelle Obamas (Foto)

Publikuar: 19:33 / 14.12.2013
Hakmarrja e Michelle Obamas (Foto)
0shares
komente

Në ditët e fundit, Çifti i Parë amerikan është bërë temë e faqeve të thashethemeve sa i përket jetës së tyre intime.

Gjatë ceremonisë përkujtimore të Nelson Mandelas, u spekulua se presidenti Barack Obama kishte flirtuar me kryeministren daneze, Helle Thorning-Schmidt dhe pastaj Zonja e Parë, Michelle Obama, e ka detyruar atë që ta ndërrojë vendin.

Në fotografi shihet presidenti i SHBA-ve duke qeshur me Thorning-Schmidt, pranë të cilës ishte ulur dhe njëherësh ia kishte qitur dorën mbi sup. Kurse prapa Barackut shihet Michelle aspak e kënaqur me atë që sheh.

Ndërsa tani, një tjetër fotografi ka nxitur spekulime rreth Çiftit të Parë. Fotografia e publikuar në internet shfaq Zonjën e Parë amerikane e cila ia ka vënë dorën mbi gjunjë ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, të cilit duket se i pëlqen ky gjest.

Nuk dihet ku dhe kur është bërë kjo fotografi, por ka marrë mijëra komente. Shumë prej tyre besojnë së çifti Obama ka probleme martesore, ndërsa ka edhe të tillë që thonë se ata po e tradhtojnë njëri-tjetrin. /Telegrafi/


Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Lexues të nderuar të portalit Telegrafi. Në pamundësi për të menaxhuar vëllimin e madh të komenteve në platformën Disqus - mbi të gjitha për shkak të diskursit negativ të disa komentuesve që keqpërdorin të drejtën e komentimit duke devijuar dhe banalizuar debatin e mirëfilltë - menaxhmenti i Telegrafit ka marrë vendim që së shpejti të ndalojë komentimet nga platforma e deritashme Disqus. Ju njoftojmë se debati për tekstet përkatëse mund të vazhdojë me profilet reale, vetëm përmes sistemit të komentimit të ofruar nga rrjeti social Facebook. Ju falënderojmë për mirëkuptim.