Halloween, sa të frikshëm ishin yjet tona?

18:26 / 1.11.2012
Festa e halloweenit, tashmë është shëndrruar në një ritual çdo vit në vendin tonë. Edhe këngëtarët tanë, në këtë natë nuk i lanë pas kostumet dhe maskimet, duke iu bashkangjitur kështu dhe njerëzve tjerë në natën e shtrigave.

Edhe pse në rrjetet sociale kjo natë është kritikuar nga shumë këngëtarë, përsëri ata nuk mundën ti rezistonin maskimit për Halloween.

Këngëtarja shqiptare, Tuna, ishte njëra ndër këngëtaret që përmes rrjetit social ‘preku’ ata që po maskohen në këtë natë, por siç duket, shumë shpejt e harroi mendimin e saj, dhe u bashkua me të tjerët.

Geti, i cili është parë gjatë ditës me të fejuarën e tij Florenta Islami rrugëve të Prishtinës me Mercedesin e tyre, në mbrëmje vendosi t’i bashkëngjitej pjestarëve të tjerë të ‘labelit’ duke u maskuar frikshëm.

E frikshme ishte edhe Argjentina Ramosaj që vendosi të mbulonte fytyrën me ngjyrë të zezë, ndërsa edhe dizajneri Valdrin Sahiti nuk la pa e shprehur kreativitetin e tij. Një kostum dhe maskim interesant, e bënë atë të dukej Val-tigër i vërtet.

Argjentina Ramosaj

Valdrin Sahiti

Edhe Nora Istrefi s’kishte se si të mos i bashkohej këtyre yjeve, duke zgjedhur një maskim që mund t’i ketë marrë asaj shumë kohë, por pos që është dukur frikshëm, është shfaqur mjaft e bukur.

E frikshme në këtë mbrëmje ishte edhe një prej organizatoreve e Project X, Alkena Dervishaj. Ish-anëtarja e Big Brother vendosi për një maskim të përsosur, me një grim që s’ka si të mos jetë në fokusin e medias. /Telegrafi/

Fjolla Kllokoqi (majtë) dhe Alkena Dervishaj (djathtë)

Andos Sinani

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Nora Istrefi
Nora Istrefi
CULT
Luani
Puna: Mos kërkoni shumë
Shendeti: Dhimbje barku
Dashuria: Lëreni partnerin t’ju drejtojë
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.