“Hari Mata Hari”: Shefqet Hoxha - Sheki na mësoi muzikën

2:27 / 23.12.2012
“Hari Mata Hari" është një grup i njohur muzikor nga Bosnje-Hercegovina. I formuar në Sarajevë, grupi ka performuar në 1,000 koncerte dhe ka shitur 5,000,000 albume. Baladat e tyre janë ndër më të famshmet në ish-Jugosllavi. Mbrëmë, ata performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Lideri i grupit, Hari, ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga "Miss Albania". Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, flasin dy anëtarët e grupit: Hajrudin "Hari" Varesanovic dhe Zeljko Zuber.

“Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina dhe kemi qenë si vëllezër. Dhe përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën, ka qenë shqiptar: Shefqet Hoxha - Sheki. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ka qenë mësuesi im i parë. Jetonte në Sarajevë, ishte nga Ferizaj, është shpërngulur drejt Prishtinës e më pas ka ardhur në Sarajevë. Ka qenë ai njeri që më bëri artist”, thotë Zuber.

“Hari Mata Hari” planifikon të mbajë edhe koncert në Tiranë.

“Sot folëm për një koncert që mund të bëjmë në Tiranë. Ne s'e dinim që na njihnin këtu. Tani që e mësuam se na duan, do të vijmë”, ka thënë Hari. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
CULT
Gaforrja
Puna: Mos jini tepër optimist
Shendeti: Ngacmoheni lehtë
Dashuria: Mesazhet po bëhen gjithnjë e më erotike
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
11:50 / 21.05.2013

Menaxhmenti i AKP-së me mandat të dyshimtë

Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore po bëhet nga menaxhmenti me mandat të skaduar. Kështu të paktën pretendon kryetari ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.