Harry Styles theu zemrën e Swift
Ylli i One Direction, Harry Styles, mund ta ketë thyer zemrën e këngëtares Taylor Swift, pasi ishte fotografuar duke puthuar një modele. Taylor besohet se kishte rënë thellë në dashuri në Styles, por është ndjerë shumë e zhgënjyer kur pa fotot e tij duke u puthur me modelen amerikane Emma Ostilly.
“Taylorit i pëlqeu vërtet shumë Harry dhe ai aludoi se do ta bënte zyrtare lidhjen. Ajo e ka parandjerë se do të ndodhë diçka. Tani i është thyer zemra”, ka thënë një burim i The Sun. /Telegrafi/