Një prej reperëve legjendarë të krahut West Coast, N.W.A, Ice Cube, besohet se do të performojë së shpejti në kryeqytetin tonë.
Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta se Ice Cube ka gjasa të mëdha që të këndojë në tetor dhe se gjithë ajo që ka mbetur është nënshkrimi i kontratës nga reperi.
Ice Cube është një prej reperëve legjendarë të krahut West Coast, krahas Dr.Dre dhe Tupac Shakur. Ai njihet për hitet “Do Ya Thang”, “Gangsta Rap Made Me Do It” dhe “Ghetto Vet”.
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.