Industry hap zjarrin, mijëra njerëz në hapjen solemne

18:59 / 22.06.2013

Është hapur impianti më i sofistikuar dhe me atmosferën më të zjarrtë në Kosovë, Industry, që qysh në natën hapëse ka arritur të vërtetojë kredencialet si klubi më i mirë i natës në vendin tonë.

Të premtën mbrëma është hapur Industry, klubi më i ri i natës në vendin tonë dhe njëkohësisht më i madhi e më profesionali në rajon. Kjo u dëshmua qysh në natën hapëse ku ishin të pranishëm rreth tre mijë persona - të gjithë të ftuar special. 

Dyert u hapën në ora 22:00 dhe pa ndalur mysafirët e ftuar vërshuan ambientin e ri të Industrys. Në fillim performuan Mickey dhe Vickey nga Tirana, të njohur për performancat e tyre në Folie Terrace.

Pasi atmosfera u dhe disponimi u nxeh, benzinës zjarr në Industry i hapi performuesi kryesor i mbrëmjes, deejay Roberti Domenico.

Performanca fantastike e deejayt me renome ndërkombëtare u shoqërua nga performanca akrobatike dhe fireshoë fantastik nga performues prej Shkupit dhe Novi Sadit.

Industry nga sonte mbrëma (e shtunë) do të jetë i hapur për të gjithë (pa ftesa) ata që dëshirojnë të përjetojnë adrenalinën në nivelin maksimal të mundshëm, pasi do të performojë Dj Lordjazz i cili vjen ateron jo në Sllatinë, por drejtpërdrejt në Industry.

Konfirmo pjesëmarrjen – SuperSaturday with Dj Lordjazz [USA] at Industry (Official Grand Opening)

Rezervo në:  049 777 777


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.